Dhimbje e madhe për ministren Elva Margariti, bashkëshorti i saj ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka humbur njeriun e saj më të afërt. Mësohet se ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme bashkëshorti i ministres.

Artan Asllani është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Homazhet për të ndjerin do të zhvillohen ditën e nesërme në orën 09:00, ku do të përcillet më pas drejt banesës së fundit në varrezat e Tufinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në dhjetor të vitit 2018.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?