”Dhimbje për vendimin ndaj Berishës”, Basha: Sot ai foli me tezat e Ramës

Nga jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave akuzuese të Sali Berishës, kur tha se ndjen dhimbje nga ato që ka dëgjuar nga goja e Berishës.

”Kam ndjekur me dhimbje të mëdha deklaratën e doktor Berishës dhe konsideratën e kam shprehur mbrëmë. Dhimbja që ndjej në nivelin personal dhe njerëzor për vendimin e marrë dje në mënyrë të detyruar, është ndjerë sot dyfish, shpresoj që koha t’i rregullojë, është ilaçi më i mirë. Shpreh keqardhjen e thellë se tezat e kundërshtarit të vetëm timit dhe të PD të Edi Ramës, sot i kam dëgjuar të artikuluar nga goja e një njeriut vlerësimin ndaj të cilit e kam dhënë dje”.

Po ashtu Basha theksoi se e vetmja rrugë e PD është të qëndrojë e bashkuar. ”PD nuk ka rrugë tjetër përveç se e bashkuar”.

SHKARKO APP