Dhimitri: Me votimin e sotëm vulosni diktaturën
Deputetja Fatjona Dhimitri ka deklaruar votën kundër ndryshimeve kushtetuese, që sanksionojnë hapjen e pjesshme të listave dhe ndalim të koalicioneve tradicionale.
Sipas Dhimitrit, ndryshimet kushtetuese cenojnë së pari zgjedhjet, dhe sistemin zgjedhor.
“Heqin koalicionet , duke na krijuar një sistem qesharak, hem i hapur, hem i mbyllur, as i hapur, as i mbyllur, sisteme që vetëm një mendje djabolike si e Ramës di ti pjellë ato.
Kushtetuta eshte paradigma e vlerave tona, neqoftese ndryshimet behen nga nje krah politik, krahu i Rames, atehere ato jane paradigma e vlerave te Rames. Ju i njihni vlerat e qeverisjes se tij te mbrapshte, ppp, burg, krim, censure, antikulture.
Dhe po jua them ketu, qe nuk keni pare asgje akoma. Sot ju vulostet fundin e vendit tone.
Sot ju vulostet diktaturen duke i marre frymen atyre parimeve demokratike te misheruara qysh prej rrezimit te bustit te Enver Hoxhes.
Nuk dihet se kur do te marre fund ky rregjim diktatorial drejt te cilit po e orientoni Shqiperine. Ajo qe do te udheheqe eshte paligjshmeria. Nuk do te kete korrupsion pasi nuk do te kete nevoje, edi rama do ti kete te gjitha te tijat.
Dhe ne do te vuajme persekutimin politik, edhe ne do te jemi subjekt denimesh. Te jeni kokelulur ndaj popullit dhe shqiptareve qe ju votuan, pasi ata kane mesuar tu njohin permes krimeve tuaja, mesuan tju njohin mire se ju jeni njelloj bij te etreve tuaj qe firmosen ato denime”, u shpreh deputetja Dhimitri.
KOHA JONË SONDAZH

