”Dhjaksje e të dyja palëve”, Murrizi kundër dialogut PS-Rithemelimi: Tërheqje me turp e revolucionarëve

Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi lëshon akuza ndaj Rithemelimit sa i takon dialogut me PS-në për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore në këmbim të rikthimit të normalitetit në Kuvend. Ai e konsideroi këtë marrëveshje si një humbje për opozitën dhe tërheqje të Rithemelimit nga paralajmërimet për mosbindje civile.

”Është një dhjaksje e të dyja palëve, dhe panë se i kishin hyrë detit në këmbë. Edhe këta revolucionarët që menduan se 20 shkurti ishte arritje e madhe se u emëruan Gazi dhe Gjekmarkaj. Kthimi në normalitet është një akt normal që të funksionojë të paktën pluralizmi.

Janë disa ligje nga amnistia, kodi zgjedhor për të cilët qeverisë i duhen votat. Edhe mazhoranca ka patur jo pak kamzhikë nga ndërkombëtarët për arrogancën dhe moslejimin e funksionimit normal. Opozita ka dalë e humbur . Unë e kam quajtur lëmoshë. Është tërheqje me turp nga mosbindja civile, nga revolucioni, nga ata militantë që i qëndrojnë me shpirt poshtë ballkonit për të mbështetur Berishën se është në burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?