Dhjetori është muaji i festave, Rama: Festa të gëzuara nga nxënësit e shkollave të Tiranës

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga festimet për festat e fundvitit në shkollat e Tiranës. “Festa të gëzuara nga nxënësit e shkollave të Tiranës”, shkroi kryeministri Rama në postim.

Nxënësit festuan me këngë dhe kërcime festën e Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri. Ata gjithashtu zbukuruan pemët festive me drita shumëngjyrëshe.

Dhjetori është muaji i festave dhe të gjitha qytetet janë përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve. Dritat shumëngjyrëshe kanë sjellë një atmosferë festive kudo në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?