Dhjetori i dytë në histori, këtë herë vuloset fati i PD

Nga: Redjon Shtylla

11 dhjetori është data kur nisin trazirat në PD, pasi Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe mbrapa vetes ka demokratët, por vula është te tavolina e Lulzim Bashës. Është pak e ngatërruar pasi secila palë në këtë betejë pretendon për të drejta statutore, por ndonëse e dinë që me ligjin në vend bëhet cirk.

Në dimër i ftohti do të ndihet i flaktë, do të ndodh përplasja, e cila mund të jetë shumë dimesionale mes një kreu që pas vetes një grup deputetësh përballë një “bishë politike” që ka demokratët, frymën dhe nxitjen për revoltë që një opozitë duhet ti ketë. Heshtja e Berishës u thye kur Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, ndonëse zërat flasin për një lojë, ku Basha ruajti veten dhe dogji ish-kryeministrin.

Çfarë do të ndodh më 11 dhjetor? Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani më herët ka thënë se mbledhja do të jetë e përbërë nga 3 pika: ndryshimet e statutit të partisë, shqyrtimi i veprimtarisë së kryetarit të PD-së dhe referendum që do të ratifikojë vendimet e Kuvendit.

Sipas Ristanit, me propozimin e Berishës, është vendosur që procedura e shkarkimit të Lulzim Bashës dhe zgjedhja e kryetarit të ri, të bëhet në një Kuvend tjetër, pasi të jetë bërë gati gjithë platforma e ri-organizimit të skrukturave në bazën e partisë.

Lulzim Basha është një politikan zyre, jo në kuptimin që është protokollar, por që me njerëzit takohet një herë në 4 vite, kur ka zgjedhje. Zgjimi nga gjumi i Lulzim Bashës ka “çarë” konturet e politikës. Është përtej gjithçkaje që mund të pritej nga një kryetar që mbi supe ka katër palë zgjedhje me humbje. Me këto qëndrime, a ka me të vërtetë Basha një projekt të madh, pra ndarjen e politikës nga krimi, apo është një lojë.

”Superfuqia” e Bashës është një sinjal që pranë tij është një dorë e fortë që mund të ndryshojë fatet e vendit, ose një dorë e ngrohtë që mbështet Bashën në këto momente kritike për PD-në.

”Foltorja” e Sali Berishës ka shkelur pothuajse në çdo cep të Shqipërisë, dhe nga ato takimet me demokratët, jehona e entuziazmit është si kurrë më parë, si asnjë lider tjetër, Berisha ka treguar se ende frymëzon popullin dhe se këta të fundit e duan në krye të PD-së.

Në dhjetor demokratët kanë në dorë fatin e shqiptarëve, ose do të bëhen me Berishën që SHBA nuk e do, por populli shqiptar po e kërkon, ose të pranojnë një kryetar që humbet në zgjedhje, që mbi vete ka akuza për pazar me Ramën dhe që Shqipëria të jetë edhe për shumë vite në dorën e një njeriu të vetëm.

Në këtë dimër rishkruhet historia, por për herë të parë me një betejë jo kundër pushtetit qeveritar, por kundër kreut të PD nga një lider historik i demokratëve që kërkon rimarrjen e frenave të PD-së.

SHKARKO APP