Dh*na ndaj 3-vjeçares, qytetarët protestë para Ministrisë së Arsimit: Ka edukatore të pakualifikuara

3-vjeçarja e cila u dhunua dhe iu thye këmba në kopshtin e palicenuar ”Stinët” në zonën e ”Ali Demit” në Tiranë ka edukatorja, ka bërë që këtë mbrëmje qytetarët të dalin në protestë para Ministrisë së Arsimit. Qytetarët kanë kërkuar më shumë siguri për fëmijët e tyre në kopshtet dhe çerdhet private, si edhe shtim të stafit punonjës në institucionet shtetërore.

“Jam shumë e indinjuar për atë që i ndodhi fëmijës. Prokuroria duhet ta fusë brenda edukatoren. Nuk mund të punohet pa licencë në mes të Tiranës. Ku janë organet kompetente? Duhet patjetër kontrolle në kopshte dhe çerdhet private.

Këtë të shohë ministria. Këtu fillon edukimi dhe prandaj bëhet çdo gjë. Merren edukatoret dhe nuk dihet përgatitja ose profili i tyre. I kam bredhur me radhë çerdhet, të gjitha thonë se nuk kanë diploma për këtë punë.

Këtë të bëjë ministrja, le të rregullojë këtë problematikë për brezin e vogël. Kontrolli duhet të nisë nga shteti. 40 fëmijë janë në shtet për 2 edukatore në shtet. Ato janë heroina, por është e pamundur. Po pranojmë këta emigrantët, po këta të vegjlit tanë?”-u shprehën protestuesit mes të tjerash.

SHKARKO APP