Dhoma Amerikane e Tregtisë kritika ndaj qeverisë: Reformat nuk bëhen me gjoba

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, kritikon qeverinë për sjelljen ndaj biznesit dhe investitorëve të huaj.

Në një intervistë për ATSH-në, Crawford deklaron se, në kuadër të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes, Shqipëria e ka të domosdoshme zgjidhjen e pronësisë së tokës, duke ndjekur shembujt pozitiv të vendeve fqinje.

“Të gjejmë shembuj pozitiv. Ne mund të shikojmë Maqedoninë që ka bërë një hartë të pronarëve të tokës, Mund ti shtojmë edhe informacionin se kush është në proces gjyqësor për çështje pronësie”, nënvizoi Crawford.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me paketën e taksave konkuruese në rajon, Crawford thotë se po ti referohemi raportit të “Doing Business”, Shqipëria renditet e fundit në rajon. Ndaj, ai kërkon hartimin e një pakete të tillë që niveli i taksave të konkurojë vendet e rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kemi thënë që do të konkurojmë me fqinjët. Po të shikojmë Doing business, jemi në fund të rajonit. Ndaj duhet paketë fiskale konkuruese në rajon, që i vë bizneset shqiptare në pozita të barabarta me vendet e rajonit përndryshe ato do të drejtohen drejt vendeve fqinje”, shprehet Mark Crawford.

Sa i përket taksave, ai shprehet: “Ne i presim me pozitivitet ndryshimet në procedurat tatimore. Nëse duam reformë, kjo s’mund të bëhet përmes gjobave e dhunës. Duhet të kemi një ambient që është pozitiv e që ndihmon aktivitetin e sipërmarrjes. Duhet të përkrahet edhe kultura shqiptare, përndryshe mbetet vetëm aksion”.

Sipas tij, në shumë raste inspektorët vendosin penalitete të mëdha duke frikësuar sipërmarrjen, ndërsa ai sugjeron se sipërmarrja duhet të paguajë gjobë në përputhje të drejtë me gabimin.

“Bizneset që kanë bërë gabime mund të vetëkorrigjojnë gabimet e tyre dhe mund të kuptojnë se sa do të qëndrojë inspektori tatimor, sepse kemi dëgjuar raste që inspektorët qëndrojnë me muaj pranë bizneseve duke bërë që të ndërpriten operacionet normale të tij”, deklaron Crawford.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?