Dhuna e policisë ndaj opozitës, Ndoka: Roli i Presidentit Meta në këto momente është jetik
Edhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka e ka mbështetur Presidentin Ilir Meta në qëndrimin e tij mbrojtës ndaj FRD-së, ku përmes një reagimi në facebook, thotë se ”Bravo Zoti President, roli i Juaj në këto momente të veshtira për demokracine është jetik”.
Ditën e sotme, policia e shtetit dhe e bashkisë së Tiranës kanë kërkuar të bastisin zyrat e partisë opozitare Fryma e Re Demokratike. Policia ka ushtruar dhunë ndaj drejtuesit të FRD, Sali Shehu dhe kanë tentuar nxjerrjen me forcë të tij dhe drejtuesve nga godina.
Kreu i FRD-së ka njoftuar Presidentin Meta për atë që po ndodhte dhe kreu i shtetit ka shkuar në zyrat e FRD, ku dhe në prani të tij policia po dhunonte drejtuesit e FRD.