Dhuna e policisë ndaj të riut, Berisha “zbulon” emrat (VIDEO)

Përmes një postimi në facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj një të riu të prangosur në Tiranë. Berisha shkruan se përgjegjësit për këtë ngjarje janë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

”Qytetarin e lidhur me hekura në duar shtaza me uniformë e godet me grusht në fytyrë dhe shtaza tjetër me uniformë e mban! Emrat e tyre si në asnjë vend të botës i mbajnë sekret për publikun. Miq, gjersa të bëhen publik emrat e tyre, për çdo njeri emrat e vërtetë të tyre janë tre: Edvin Kristaq Krimineli, gjeneral Hashash Skuthi dhe Ardi Gerond Droga! sb Ndiqeni videon e tyre”.

Nga ana tjetër, mësohet se shërbimi për Çështjet e Brendshme ndërkohë ka pezulluar nga detyra efektivin me iniciale R.C, i cili është punonjës i patrullës në komisariatin Nr.1. Policia bën me dije gjithashtu se të arrestuarit, kanë tentuar që të përplasi me makinë punonjësit e patrullës. Këta të fundit i kanë ndjekur më pas të rinjtë, të cilët janë përfshirë edhe në konfrontim fizik me efektivët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?