Dhuna e policisë në Shkozë. Gjosha: Shtet i pashpirt

ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar për dhunën e policisë në Shkodër, gjatë aksionit për prishjen e shtëpive të banorëve.

Në një koment në Facebook, Gjosha shkruan se ky është një shtet i pashpirt që nuk ndalet as para fëmijëve.

Deklarata e Klajda Gjoshës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte e vështirë të shikoje sot banorët e Shkozës që po ju prisheshin shtëpitë e tyre. Ishte e veshtirë të dëgjoje fjalët drithëruese të një fëmije të pafajshëm, i cili mes lotësh shpresonte se dikush do ta degjonte. Janë këto pasojat e para të votës së 25 Qershorit, votë kjo që u mor mes shumë mashtrimesh por njëra prej tyre ishte pikërisht se banorëve ju premtua se nuk do t’ia prishnin shtëpitë që ishin gjaku dhe djersa e tyre! Por 25 Qershori kaloi shumë shpejt dhe meqënëse vota e tyre e kreu detyrën më së miri, ajo cka mbetet është vetëm keqtrajtimi, ushtrimi i pushtetit në një mënyrë të turpshme dhe mosmbajtja e fjalës!
I bëj thirrje autoriteteve që të ndalin prishjet dhe të arrihet sa më parë një marrëveshje mes banorëve që janë njerëz të thjeshtë dhe të varfër dhe institucioneve përkatëse. Cdo iniciativë që lehtëson sado pak dhimbjen e tyre sot ka vlerë, kuptohet nëse ka mbetur një fije arsye në këtë shtet të pashpirt!

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamje të rënda/ Policia tërheq zvarrë nënën e të miturit në Shkozë, shihni reagimin e fëmijës (VIDEO)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?