Dhuna ndaj Strazimirit/PD: Gjykata të vërë drejtësinë në vend
Partia Demokratike ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje dhunën e ushtruar disa muaj më parë, në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, ndaj deputetit Gent Strazimiri nga dy kolegët e tij socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, çështje që po gjykohet në Gjykatën e Lartë.
Përmes deputetit Luciano Boçi, Partia Demokratike i ka drejtuar një apel sistemin gjyqësor që të vërë drejtësinë në vend.
"Ajo çfarë ka ndodhur, që ka dëshmitarë dhjetra deputetë, dhe miliona shqiptarë që kanë parë këtë video, është një akt i paprecedentë dhune, me synimin për t’i mbyllur gojën opozitës dhe përfaqësuesit të saj.
Ne inkurajojmë gjykatën të vërë drejtësinë në vend, cka do të ishte korigjimi i nevojshëm i maskaradës politike të gatuar nga Edi Rama e të vënë në jetë nga deputetët e tij të pandehur, Pjerin Ndreu e Arben Ndoka.
Kjo video që e kanë parë tashmë të gjithë shqiptarët dhe që gjendet në arkivat e medias, është dëshmi e pastër, e dhunës së ushtruar nga Pjerin Ndreu ndaj deputetit Strazimiri, pas denoncimit që përfaqësuesi i opozitës bëri në seancën plenare për inkriminimin e mazhorancës.
Një dhunë e shëmtuar, primitive dhe e paramenduar, sipas një skenari që lindi pikërisht në sallën e kuvendit, pas fjalimit që mbajti Strazimiri.
Tani kjo dëshmi e pastër, kundërshtohet sot vetëm nga një njeri. Nga Pjerin Ndreu i cili ka deklaruar se vetëm ka dashur ta prekë Strazimirin.
Një reagim qesharak ky, por sigurisht një përpjekje për të shantazhuar gjykatën e cila e ka marrë deputetin Ndreu si të pandehur për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës.
Ne i bëjmë thirrje Gjykatës të mos ndikohet nga deklarime të tilla të papërgjegjshme e të gënjeshtërta, që bën një i pandehur për t’i shpëtuar drejtësisë.
Ajo çfarë ka ndodhur, që ka dëshmitarë dhjetra deputetë, dhe miliona shqiptarë që kanë parë këtë video, është një akt i paprecedentë dhune, me synimin për t’i mbyllur gojën opozitës dhe përfaqësuesit të saj.
Ne inkurajojmë gjykatën të vërë drejtësinë në vend, çka do të ishte korigjimi i nevojshëm i maskaradës politike të gatuar nga Edi Rama e të vënë në jetë nga deputetët e tij të pandehur, Pjerin Ndreu e Arben Ndoka", theksoi Boçi.