Dhuna në Shkup, reagon Tirana zyrtare: Aktorët politikë të vetëpërmbahen

Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka reaguar në lidhje me dhunën që përfshihu sot parlamentin maqedonas, ku mbetën të plagosur disa deputetë dhe gazetarë.
MJP ka dënuar aktin e rëndë, ndërsa bënë thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje.

DEKLARATA

Po ndjekim me shqetësim të madh përshkallëzimin e situatës në Maqedoni dhe skenat e dhunës në ambientet e Kuvendit ku raportohen sulme ndaj lidërve dhe deputetëve të opozitës. Përplasje dhe skena të tilla dhune kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët e Maqedonisë janë të papranueshme dhe aspak të denja për një demokraci parlamentare. Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar. U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të tregojnë vetëpermbajtje, të mos përdorin retorika që përshkallëzojnë situatën e tensionuar dhe të angazhohen maksimalisht, me qetesi, e gjakftohtesi në një dialog të qenësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, i bëjmë thirrje forcave të rendit të angazhohen në ruajtjen e rendit publik dhe sigurisë së gjithë qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre. Qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vijimësinë e procesit të funksionalizimit të institucioneve, në të mirën e tyre të përbashkët, të bashkejetesës e harmonisë ndëretnike si edhe të përparimit euroatlantik të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbështesim thirrjen e ambasadoreve të vendeve të BE-së dhe të SHBA-së për të shmangur dhunën dhe për të nisur një dialog të qënësishëm politik në Maqedoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?