Dhunë mes deputetëve të PD dhe forcave të policisë. Flamur Noka: Do ta tërheqim zvarrë ministrin e brendshëm
Përplasje e ashpër mes deputetëve të PD dhe forcave speciale të policisë. Ka grushta dhe konfrontim mes palëve. Por ka ndërhyrë Garda e Republikës, e cila po zëvëndëson forcat speciale në oborrin e parlamentit.
Deputetët e PD kanë kërkuar ndihmën e protestuesve demokratë.
Situata është delikate. Flamur Noka tha para medias se “Do ta tërheqim zvarrë ministrin e brendshëm”. Ndërsa deputeti Gazment Bardhi deklaroi se “nuk ka ndodhur në 34 vite që forcat speciale të hyjnë në oborrin e parlamentit. Aty ka të drejtë të rrijë vetëm Garda e Republikës”.