Dhunë nga policia, humb ndjenjat në rrugë gruaja. Britma dhe ulërima në sheshin Skënderbej (VIDEO LIVE)
Një grua ka humbur ndjenjat sot në sheshin Skënderbej ndërsa është tërhequr zvarrë nga uniformat blu për t’u shoqëruar në komisariat.
Qindra qytetarë janë mbledhur sot në këtë shesh për të protestuar ndaj masave kufizuese nga qeveria në përpjekje për të ndaluar pandeminë COVID 19.
Mësohet se gruaja quhet Ines Kurti ndërsa gjatë përpjekjes për ta shoqëruar janë dëgjuar ulërima dhimbjeje dhe thirrje ‘Mos më prekni’…., por policët e morën dhunshëm në polici.