Dhunimi i Kryeredaktorit të ”KJ”, ish-deputetja Vokshi: Po filmonte dhunën barbare që Rama kishte urdhëruar

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar për shoqërimin dhe dhunimin që Policia e Shtetit bëri me kryeredaktorin e ”Koha Jonë”, Qamil Xhani mbrëmjen e kësaj të premte në ambientet e redaksisë. Vokshi ka denoncuar dhunën e ushtruar, ku edhe thotë se ”Sonte një tjetër gazetar u mor me forcë nga policia. Kryeredaktori i gazetës ”Koha Jonë”, Qamil Xhani, një gazetar i talentuar dhe shumë qytetar, u arrestua brutalisht nga policia poshtë redaksisë. Gazetari po filmonte dhunën barbare që Kryeministri kishte urdhëruar të ushtrohej mbi fëmijët dhe të rinjtë protestues”,-shkruan Vokshi në facebook.

Postimi i plotë

Edi Rama hoqi maskën dhe nxori fytyrën e diktatorit duke nxitur policinë të dhunojë egërsisht protestuesit dhe gazetarët. Arreston protestuesit që të mbajë pushtetin me dhunë, arreston gazetarët për të fshehur dhunën barbare të policisë mbi fëmijë e të rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sonte një tjetër gazetar u mor me forcë nga policia. Kryeredaktori i gazetës ”Koha Jonë”, Qamil Xhani, një gazetar i talentuar dhe shumë qytetar, u arrestua brutalisht nga policia poshtë redaksisë. Gazetari po filmonte dhunën barbare që Kryeministri kishte urdhëruar të ushtrohej mbi fëmijët dhe të rinjtë protestues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama sot e hoqi maksën e tregoi se ishte ai që nga New Yorku dirigjonte dhunën policore mbi protestuesit, dje dhe sot nga zyra e tij në Tiranë, ku shkon me eskortë nga frika se i ka ditët e numëruara. Në 7 vjet, Edi Rama ndërtoi shtetin policor kundër qytetarëve dhe tani që i ka ardhur fundi, po arreston të rinj, gazetarë, opozitarë. Boll më!  Lirinë nuk ia falim Edi Ramës!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?