Dhunohet fizikisht vëzhguesi i PD në Berat, Alizoti: Blendi Klosi t’i tërheqë bandat e tij, do mbajnë përgjegjësi

Drejtuesi politik i këtij qarku Tomor Alizoti thotë se vëzhguesi është dhunuar nga bandat e drejtuesit të PS Klosi. Ai i bën thirrje të distnancohen nga dhuna sepse e drejta e votës është liria themelore e qytetarëve.

Alizoti: “Në këtë qendër votimi është rrahur një vëzhgues i Partisë Demokratike, është rrahur publikisht dhe është poshtëruar publikisht. Zgjedhja dhe votimi është një e drejtë kushtetuese, një e drejtë themeluese e njeriut. Si drejtues i qarkut të Beratit, i bëj thirrje Blendi Klosit, drejtuesit të qarkut të Beratit të PS të tërheqë zagarët e tij se do mbajë përgjegjësi personale. Të gjithë janë të filmuar dhe do ketë dënime shumë të rënda për nejrëzit që cenojnë të drejtën e njeriut, ët drejtën e votës. Pas 30 vitesh PD do korrë këtë rradhë një sukses të madh brilant. I paralajmëror të gjithë: aksush nuk ka të drejtë të prekë asnjë demokrat dhe asnjë horr nuk ka punë në qendrat e votimit. Hera e parë ëshët  thirrje, hera e dytë nuk do jetë thirrkje. Parashikojmë të gjithë zagarrët e Klosit të tërhiqen mbrapsht. Nëse fitoni, fitojeni, nëse keni humbur keni humbur, por jo vetëm ju, bashke me gjithë zagarrët,” tha Alizoti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?