”Dhuro për popullin turk”, Veliaj thirrje qytetarëve të mbështesin familjet e goditura nga tërmeti

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë popullin turk në këtë situatë të vështirë pas tërmetit të së hënës.

Veliaj shkruan se të gjithë ata që duan të dhurojnë materialet e nevojshme për qytetarët në nevojë duhet të drejtohen te çadra e dhurimit e cila është vendosur pranë Bashkisë së Tiranës.

“Mbështesim popullin turk në këto momente të vështira! Dhuro për popullin turk! Çadra e dhurimit ndodhet pranë Bashkisë së Tiranës”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?