Dialogu Kosovë-Serbi, Majlinda Bregu: Askush nuk pret sot një situatë fushë me lule
“Askush nuk pret sot një situatë fushë me lule në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi”,-thotë sekretarja e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit rajonal Majlinda Bregu pas përfundimit të mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të rajonit dhe Bashkimit Europian.
“Secili nga vendet e rajonit të drejtën e shprehjes dhe për këtë arsye takimet zhvillohen me dyer të mbyllura. Nuk pres askush një situatë fushë me lule sot për sot. Askush nuk priste në ministerial dhe askush nuk mund të diktojë fjalët që do të thotë ministri i një vendi tjetër”,-tha në ”A2cnn”.
Pavarësisht konfliktit Kosovë-Serbi, Bregu nuk mohon edhe progresin në rajon. Për të rajoni është përpjekur të dalë nga klisheja e konfliktit. ”Ne nuk i fshihemi asaj që ka ndodhur kohët e fundit në rajon. Nuk është në situatë ku shpërndajmë vetëm lajme të mira.
Konfliktet që rindizen herë pas here mes Kosovës e Serbisë askush nuk e mohon që vëmendja është aty ku ka situatë të nxehtë konflikti dhe aty duhet të jetë përpjekja kryesore. Ka konflikte të pazgjidhura, ka histori që një pjesë të rajonit i ka lënë në dhimbje si Kosova e Bosnjë Hercegovina, por ka edhe ngjarje të tjera është një rajon që është munduar të dalë nga klisheja e konflikti për të bërë progres”.