Dibra ngjyroset blu, PD rikuperon me shpejtësi në 60 mandate

Situata po ndryshon në favor të Opozitës së Bashkuar. Janë numëruar rezultatet në 190 qendra votimi në Dibër, ku PS-ja ka marrë 24712 vota, ndërsa PD-ja ka 24682 vota, vetëm me 30 vota diferencë, duke e kthyer këtë qark në blu. Aktualisht kanë mbetur vetëm 27 kuti pa u numëruar, nga të cilat 7 janë në proces.

Partia Socialiste vazhdon të jetë parti e parë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por tashmë nuk ka në projeksion 77 mandate si në mesditë por vetëm 73.

Në projeksionet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tashmë Partia Demokratike udhëheq e vetme në 4 qarqe. Kukës, Shkodër, Dibër dhe Lezhë është PD që kryeson.

Ng ana tjetër, PS-ja është parti e parë në 8 qarqe. Dibra është qarku që tregon se rezultati mund të ndryshojë.

SHKARKO APP