Diell dhe plazh edhe këtë fund shtatori, Rama ndan pamjet nga Velipoja me pushues

Ditët me diell po shfrytëzohen nga qytetarët për të shijuar edhe detin, paçka se jemi në fund të shtatorit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Velipoja, ku shihen qytetarët që shijojnë ditën me diell në plazh. Në Velipojë gjendet një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri. Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës është ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët. Velipoja njihet për rërën me efektet e saj kurative, ndërthurjen me hijeshi e detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që e bëjnë për vete çdo vit pushues.

SHKARKO APP