Diell dhe temperatura në rritje, njihuni me parashikimin e motit

Pas ditëve të ftohta dhe reshjeve, moti sot do të jetë me diell dhe temperatura në rritje që shkojnë deri në 18 gradë celcius në zonat e ulëta.

Kështu, vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin të kthjellët por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 05°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 18°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 04°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 07°C.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?