Digjet automjeti i sekretarit të gjyqtares së arrestuar, Enkelejda Hoxha

Automjeti i sekretarit të gjyqtares së arrestuar të Krujës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Makina ndodhej e parkuar në parkingun e qytetit, në afërsi të banesës së sekretarit të gjyqtares. Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar, makina është konstatuar në flakë dhe është njoftuar menjëherë zjarrfikësja, e cila ka ndërhyrë, duke shuar flakët.

Sipas burime, makina është lyer me naftë dhe i është vënë flaka. Zjarri është konstatuar nga nëna e sekretarit të gjyqtares.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa nuk dihet ende shkaku.

Në ngjarjen e ndodhur në Krujë ndodhet policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

SHKARKO APP