“Dil përjashta”, Ruçi përjashton nga Kuvendi Korab Litën

Korab Lita kërkoi fjalën në Kuvend, por Ruçi i tha se në emër të grupit foli Murrizi. Megjithatë Lita nuk pranoi që të ulet dhe Ruçi e përjashtoi. “Ulu në vend se të sqaroj unë për emrin. Zoti Murrizi foli në emër të grupit, nëse ke problem diskuto në grup jo në parlament. Ulu. Nuk ulesh, po të tërheq vëmendjen se nëse nuk ulesh do të marr masa do të përjashtohesh. Më vjen keq se je burrë i mençur. Atëherë, nëse vijon do të përjashtoj nga seanca. Pasi të kam paralajmëruar, po e mban të bllokuar foltoren do të përjashtoj. Atëherë zoti deputet je i përjashtuar. 2 minuta pushim, sa deputeti të lëshojë sallën e parlamentit” ishte vendimi i Ruçit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?