Dimër në mes të pranverës. Dëbora mbulon veriun dhe juglindjen e vendit (Foto, video)
Një pjesë e vendit tonë është zgjuar ditën e sotme i mbuluar nga dëbora. Në disa qytete trashësia ka arritur deri në 5 cm ndërsa në zonat malore ka shkuar deri në 50 cm. Foto lart vjen nga Kukësi ku reshjet e dëborës bien që prej mëngjesit.
Rruga e Kombit, aktualisht është e mbushur nga dëbora, por aty ndodhen mjetet dhe borëpastrueset që po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë.
Probleme ka gjithashtu edhe në me furnizimin e energjisë elektrike. Njësitë Administrative Ujmisht, Bushtricë, Gryke Çajë nuk ka energji elektrike, ndërsa grupet e OSHEE-së janë në terren për të bërë të mundur kthimin e situatës në normalitet.
Reshje raportohen në të gjithë juglindjen, por rrugët janë të qarkullueshme. Dimri i dytë ka zbritur edhe në Peshkopi dhe Mirditë.
Reshjet janë shtrirë deri në juglindje. Në Pogradec po bien reshje dëbore që prej mëngjesit. I gjithë qarku i Korçës raporton reshje dëbore, po deri tani nuk ka probleme në qarkullim.


KOHA JONË SONDAZH

