Diplomatë të lartë amerikanë mblidhen në Tiranë, në fokus përparësitë rajonale dhe globale

Tirana ka mbledhur diplomatë të lartë amerikanë dhe ambasadorë nga rajoni, kjo për konferencën e parë të “Shefave Rajonal të Misioneve”. Ambasada amerikane në Tiranë, thotë se në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe në Serbi, Jeffrey M. Hovenier dhe Christopher R. Hill.

Sipas njoftimit të diplomacisë, zyrtarët e pranishëm diskutuan prioritetet rajonale dhe globale. Kjo duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës, mundësitë e energjisë, forcimin e institucioneve demokratike dhe luftimin e korrupsionit.

”Diplomatë të nivelit të lartë dhe Ambasadorë të SHBA në rajon u mblodhën në Tiranë për Konferencën e parë të Shefave të Misioneve të Rajonit. Zyrtarët diskutuan përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, mundësitë e energjisë, forcimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?