Diplomati Agim Nesho: Lufta ka nisur, Shqipëria të ruajë interesat e SHBA-së!

Edhe sikur Amerika të mos e kishte vrarë Gjeneralin do të kishin gjetur një arsye tjetër për të filluar “luftën”.

Për të folur rreth ngjarjeve të fundit lidhur më vrasjen e Gjeneralit Iranian Qasem Soleimani, mundësive të hakmarrjes së Iranianëve, shpërthimit të një “lufte të 3 botërore” dhe nivelet e përfshirjes së Shqipërisë, i ftuar në studion e lajmeve në Rtv Ora ishte profesori dhe ish diplomati Agim Nesho. Ai tha se lufta gjithsesi do të fillonte dhe në mos vrasja e Gjeneralit do kishin gjetur një arsye tjetër, ndërsa Irani mund të mos reagojë direkt duke konsideruar se SHBA është superfuqia më e madhe botërore.

“Eksperienca ka treguar që Iranianët në lidhje me ruajtjen e shtetit të tyre kanë qenë shumë të qetë në marrjen e vendimeve prandaj mendohet që pavarësisht deklarateve që do sulumojnë sajtet amerikan, nuk e kanë thënë direkt që do krijojnë sulm. Teoria e dyte ajo e krijimit te një ambienti tjetër, fillimi të ri për të krijuar paqe,presidenti Amerikan në deklaratë e tij tha se “unë nuk jam për luftë” edhe e ka treguar një gjë të tillë por në rastin e një personi që ka kryer dhe kryente akte të tilla, siç organizata që përfaqësonte Gjenerali dhe që jepte parasysh që do të implemonte froca në Siri dhe do të hidhte raketa.Në këtë kuptim , duke iu përgjigjur pyetjes a përbën rrezik për fillimin e një lufte; historia ka treguar se edhe të mos ishtë ky rast lufta do të vazhdonte të bëhej se interesat imperialiste ishin, pra kjo ishte shkrepsja nëse nuk do ndodhtë kjo do ndodhte një gjë tjetër. Iranianët janë treguar të matur për të lënë hapsira se SHBA është fuqia më e madhe në botë që mund të çonte në shkatërrimin e plotë të Iranit kshuqë përgjigja Iraniane do jetë shumë e matur”, u shpreh diplomati Agim Nesho.

Ndërsa lidhur me faktin sa mund të përfshihet Shqipëria në një “luftë” midis Iranit,Irakut dhe SHBA-ve profesori nënvizoi se e ardhmja më e mirë e Shqipërisë është tu bashkohet interesave të përëndimit.

“Kjo indirekt e përfshin Shqipërinë,edhe CNN edhe Euronews raportin e dytë për vrasjen e Gjeneralit dha një reportazh nga Shqipëria për të treguar që e vutë në dukje që dmth jeni të bashkuar me politikat e fuqive të mëdha.Pasja e një kampi të tillë në Shqipëri pavarësisht se ata ishin në nevojë,pranimi i tyre ishte shpëtim për ta por indirekt dhe rrezik për vendin.Ne nuk duhet të lujmë në dëm të interesave të SHBA-së, e vetmja e ardhme për shtetin Shqiptar janë interesat për t’iu bashkuar perëndimit”, theksoi Agim Nesho.

SHKARKO APP