Diplomati grek: Shqipëria e Ramës një koloni turke, ndërhyrja e Erdoganit për 25 prillin
Lidhja e kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk është thjesht për përforcim të mëtejshëm të raportit Shqipëri-Turqi. Diplomati grek Pantelis Karkambasis ka dedikuar një artikull situatës parazgjedhore në Shqipëri, duke u fokusuar tek Rama. Në artikullun e titull ”Shqipëria e Ramës është një koloni turke”, ai përshkruan sesi Rama po e përdor vendin. Duke renditur investimet turke në vend dhe marrëdhënien e ngushtë mes Ramës dhe presidentit turk Recep Tajip Erdogan, Karkambasis shkruan se Rama po ndihmohet nga ai për zgjedhje.
Shkrimi i plotë nga Pantelis Karkambasis
Kanë mbetur vetëm gjashtë javë nga zgjedhjet në Shqipërinë fqinje. Polemika politike zakonisht e ngarkuar shumë, këtë herë tregon shenja të “lodhjes”. Sidoqoftë, përkundër situatës të pakontrollueshme me koronavirusin për shkak të sistemit shëndetësor të mangët, jeta në vend duket se vazhdon normalisht, pa ndalime dhe kufizime të tjera thelbësore.
Pasiviteti me të cilin një shqiptar mesatar përballet me debatet në zgjedhje është për shkak të thuajse-sigurisë për rezultatin final të tyre.
Shumë janë kontribuesit e kësaj fitoreje të pashmangshme në zgjedhje: Gjithëfuqia e Ramës brenda Partisë Socialiste, e kombinuar me udhëheqjen e opozitës si dhe mbështetjen e palëkundur të dhënë nga Turqia. Presidenti Erdogan është duke financuar gjithçka për Ramën.
Rama dhe Turqia
Rama e ka kthyer “në mënyrë të padukshme” Shqipërinë në një degë perëndimore të Turqisë, duke pranuar shkollat, bankat dhe “OJQ-të” veprojnë si ambasada informale të regjimit të Ankarasë. Hapja e një dege të një universiteti turk në kryeqytetin shqiptar; ndërtimi i një spitali turk në qytetin e Fierit; ndërtimi i xhamisë në qendër të Tiranës’ lëvizjet e Turkish Airlines, të gjitha këto janë bërë në mënyre që kryeministri i zgjedhur nga Turqia të vijojnë ndikimin e tyre në Shqipëri.
Pakica greke
Sa i përket marrëdhënieve greko-shqiptare: kryeministri shqiptar ka punuar sistematikisht për vite me radhë që nga koha kur ishte kryebashkiak i Tiranës për “zhdukjen” e tyre. Ata ishin “në pritje” për një kohë të gjatë që të merrnin pronat e tyre në Himarë, por më kot. Shtojmë këtu edhe zvarritjen e procesit gjyqësor për vrasjen e Konstantinos Kaçifas. Të dyja këto mund të merren si shembuj të një politike që kërkon eliminimin e elementit vendas grek nga “toka e shqiponjave.”