“Disa dosje kriminale shqetësojnë Shqipërinë”, Gjekmarkaj: Kam besuar tek reforma në drejtësi, por duket se…
Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se mungesa e Gjykatës Kushtetuese për 3 vjet ka qenë një cen i madh për vendin.
Gjekmarkaj theksoi se Shqipëria ka 3 vjet që ecën në nja hapësirë boshe.
“Për 3 vjet kemi ecur në një hapësirë boshe, pasi nuk k8ishiim Gjykatë Kushtetuese. Në Kosovë, Kushtetuesja pyetet, teksa mori një vendim. Gjykata Kushtetuese ndodhet përpara sfidave të rëndësishme. ne presim që GJK të jetë mbi palët dhe të japë drejtësi”, tha Gjekmarkaj.
Agron Gjekmarkaj nënvizoi se disa dosje kriminale po shqetësojnë Shqipërinë, por shtoi se për disa prej tyre, si e Dibrës dhe Shijakut, nuk ka pasur drejtësi. Ai shtoi se pritet të shikohet si do veprojë drejtësia e re.
“Për reformën në drejtësi kam pasur pritshmëri prej saj. Unë kam besuar se në 30 vjet do të zhdukej shit-blerja e votës dhe të kishim zgjedhje të lira e të ndershme, por duket se nuk ka ndodhur kështu. Dosja e Dibrës dhe Shijakut përfunduan në asgjë. Gjyqtarët janë përzgjedhur, duke hequr disa persona. Gjyqtarët kanë ngjarje me karakter kriminal dhe korrupsion. Të shikojmë si do i përballojnë të zgjedhurit, nëse do ketë drejtësi apo jo”, vlerësoi Gjekmarkaj.
Në lidhje me zgjedhjet në PD, Gjekmarkaj tha se opozita duhet që të zgjedhë kandidatët më të mirë për deputetë.
“Opozita po reagon ndaj shqetësimit publik, në lidhje me emërimet e drejtuesve. Në Vlorë është Bujar Leskaj, që është ndër figurat më të rëndësishme, teksa e ka vënë përballë kryeministrit, gjithashtu kemi Alibeaj e Bushatin. Është shumë e rëndësishme se çfarë figurash zgjedh PD, sepse opinioni e sheh nëse këta janë figura përfaqësuese dhe që sjellin ndryshim në Shqipëri. Komisioni i PD ka qenë me figura shumë të rëndësishme.
Për akuzat ndaj Nishanit, mendoj se ka qenë president, figurë e rëndësishme dhe po goditet personaliteti i tij. Duket si përpjekje për të vënë në shënjestër Nishanin. Është debat që nuk i shërben opozitës. Duhet të mos e vazhdojnë këtë debat. Anëtarët e Komisionit njerëz janë dhe besoj kanë bërë zgjedhjet më të mira”, shtoi ai.
Duke folur për vizitën e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Shqipëri, Gjekmarkaj tha se Rama nuk diti të respektojë atë. Për Gjekmarkajn, Rama ka pasur e vazhdon të ketë marrëdhënie të tensionuara me liderët e Kosovës e kjo nuk është gjë e mirë.
“Pesha diplomatike e Shqipërisë lidhet me faktin sa ndihmon Kosovën. Rama ka pasur marrëdhënie te tensionuara me Isa Mustafën, me Kurtin, Haradidajn dhe tashmë edhe me Vjosa Osmanin. Ka shkuar mirë vetëm me Hashim Thaçin e Kosova nuk është Thaçi. Në vizitën e Osmanit, ra dekordi i marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Zonja Osmani foli në mënyrë serioze për çështje me rëndësi për Kosovën dhe rajonin. Osmani foli për çështje shumë të drejta”, u shpreh Gjekmarkaj.
Në fund, Gjekmarkaj uroi të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjes, duke u shprehur se kjo është një ditë e shënuar për njerëzimin.
“Besimtarët katolikë së pari Gëzuar Krishtlindjet, që është një festë shumë e rëndësishme për historinë njerëzore. Unë s’kam për t’i bërë qortim për Komitetit, Kisha duhet të përshtaten. Duhet që në këto kushte të gjithë të mbajmë masat ndaj koronavirusit. Ndoshta s’ka shumë për të festuar”, përmbylli Gjekmarkaj.