Disa konkluzione nga konferenca e shtypit e kryeministrit Rama

Kryeministri Rama doli në këtë mesditë të kësaj të diele, datë 4 tetor, në një konferencë shtypi. Kishte marrë me vete në karriken ngjitur edhe Taulant Ballën, si kandidat potencial rilindas për ministër të brendshëm, sapo të palosi Sandër Lleshin që i ka treguar dhëmbët në disa raste të fundit.

Edi Rama foli e foli, duke u munduar të jepte pamjen e një lideri që i ka punët e qeverisë në udhë të mbarë, por brenda vetes, ishte tym dhe plot zemërim për shkak se sondazhet e PS dhe të një grupi oligarkësh afër tij, e kanë nxjerrë se opozita fiton thellë dhe bindshëm në 25 prill 2021.

Ja disa konkluzione që dalin nga ajo çka kryeministri foli sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së pari ai manifestoi frikë, por edhe ligësi ndaj Ilir Metës. Meta e solli në pushtet në vitin 2013 dhe realisht Edi Rama mirë ia bën që e pret në besë atë që i dha karrikën e pushtetit, pra në qershorin e vitit 2013. Po kështu Ilir Meta në korrikin e vitit 2016 i dha plotë 140 vota në parlament pro reformës në drejtësi, pasi vendosi veton kundrejt PS dhe PD me dorëheqje nëse nuk bëhen 140 vota, aq sa deputetë ka parlamenti me Kushtetutë. Dhe pasi mori 140 vota prej Ilir Metës, u turr Edi Rama që ta përdorte te ndërkombëtarët si sukses të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe në këtë rast ka të drejtë Monika Kryemadhi që shprehet se mirë ja bën Edi Rama, Ilirit, që e pret në besë!

Përkushtimi i Ilir Metës në vitin 2000, kur ishte kryeministër, për ta bërë Edi Ramën kryetar bashkie në Tiranë ka qenë stoik në PS, pasi shumë syresh që sot i rrinë pas bythës së Ramës, asokohe thonin “nuk pranojmë një të çmendur të bëhet kryebashkiak”.

Ndaj sot sulmi i kryeministrit Rama kryesisht ndaj Ilir Metës tregon panikun e humbjes me 25 prill 2021, duke parë te Meta armikun e tij më të madh për të marrë mandatin e tretë si kryeministër.

Mandatin e parë e mori nga Ilir Meta, mandatin e dytë në vitin 2017 e mori nga Lulzim Basha, kurse mandat të tretë nuk ka më, por mundet që SPAK-u ta marrë në “punë” për ca muaj pas prillit 2021.

Edi Rama sot tregoi nëpër dhëmbë se opozitën parlamentare e ka nën varësi të plotë, bile flitet se i paguan me një ministër të kabinetit. Edi Rama manifestoi garanci se i ka votat për të kaluar Kodin Zgjedhor që do 84 vota. Dhe natyrisht me ato deputetë sharlatanë dhe idiotë të opozitës parlamentare ai bën estradë. Gjoja tha se nuk e ka më dëshirë votimin e kërkesës së Myslim Murrizit që ka kërkuar për kryetarin e partisë të kandidojë njeherësh në katër qarqe deri të dalë patjetër deputet diku; por e verteta mbetet se ai, Edi Rama, ja kërkuar Myslim Murrizit. E ka hallin që me disa partiza të bëj votat për ti futur në parlament me këtë metodë, si dhe duke ua bërë pragun elektoral në 1 përqind.

Së fundmi, kryeministri tregoi se nuk mban asnjë premtim, edhe të firmosur po të jetë, duke manifestuar mungesë totale burrërie./H.M/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?