Meta takim me Berishën pas disfatës së 14 majit: Kemi fakte, do të kontestojmë zgjedhjet
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në selinë e PD-së, 3 ditë pas zgjedhjeve të 14 majit.
Pas përfundimit të takimit në selinë blu, Meta u ndal për të dhënë një prononcim për mediat, teksa tha se koalicioni “Bashkë Fitojmë” po mbledh faktet për të kontestuar ligjërisht zgjedhjet e 14 majit.
“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë. Garantoj se gomarët që ka zgjedhur Rama nuk do të vjedhin më”, tha Meta.