Diskutimet për fatin e PD-së, Celibashi: Nuk vendos KQZ-ja për drejtuesin e një partie
Vijon mbledhja e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë janë regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 Majit, pasi kanë dorëzuar dokumentet përkatëse siç i kërkon ligji. Tashmë i gjithë diskutimi është tek PD-ja, se cila nga dy kërkesat janë legjitime për të marrë pjesë në zgjedhje me logon dhe vulën e PD-së.
Pjesë nga diskutimet
Celibashi: KQZ nuk e ka këtë atribut, nuk është që arsyeton se cili person është përfaqësues I një partie politike, nuk ka asnjë parashikim në kodin zgjedhor ku të përcaktohet se ku është kompetencë për të vendosur se cili është organi drejtues. Gjykata është institucioni tjetër që vendos se cili është organi drejtues i një partie politike.
Ndërhyn përfaqësuesi i Berishës: Nuk është gjykata që vendos, por merr dhe regjistron.
Celibashi: Unë kam vetëm një pyetje, a është komisioneri që vendos?
Përfaqësuesi i Berishës: Jo, por është ai organ që vendos.
Celibashi: KQZ nuk e vendos, mjafton kaq, jemi të gjithë dakord, nuk e vendos KQZ se cili është drejtuesi i një partie politike.
Kaziaj: E vendos anëtarësia dhe kryetari kur jep dorëheqjen kur është akt i parevokueshëm.
Celibashi: Po shqyrtojmë të dyja kërkesat, njëri kërkon regjistrimin me kryetar Bashën dhe kryetar Berishën.
Celibashi: Pra të gjithë biem dakort që nuk është KQZ që vendos kush është drejtues dhe përfaqësues i një partie. Ligji për partite politike është caktuar qartë kush organi që vendos, kjo do thotë që është gjykata dhe një dokument që vjen nga gjykata që përcakton kush është drejtues i një partie politike.