Dita Botërore e Prematuritetit, Veliaj: Mirënjohje për punën e çdo mjeku

Rreth 15 milion fëmijë lindin prematurë në botë çdo vit, me një raport 1 në 10 të të gjitha lindjeve. Në Ditën Botërore të Prematuritetit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në një Konferencë të zhvilluar nga Shërbimi i Neonatologjisë nga të dy maternitetet publike të Tiranës.

Ai u shpreh mirënjohës për të gjitha bluzat e bardha që e kanë kthyer në mision të tyre fisnik shërbimin ndaj fëmijëve të lindur para kohe, të cilët kanë dhe një risk më të lartë në lidhje me vdekshmërinë foshnjore dhe sëmundshmërinë.

”Kam një falënderim për mjeket e te dyja materniteteve publike. E vlerësoj shumë perkushtimin e tyre, se kur themi që Tirana rritet me 30 mijë në vit, 10 mijë janë bebe që lindin ne dy maternitetet më të rëndësishme të qytetit.

Unë besoj se në disa gjëra që vërtet janë mirë, sot kemi institucione, kemi mjekë që janë sprovuar në të gjitha vendet e botës, që kanë një eksperiencë të jashtëzakonshme, që kanë mbledhur këtu disa nga samitet më të rëndësishme të shkencës, që kanë pasur dhe kanë menaxhuar raste jashtëzakonisht kritike me sukses, ta themi fjalën e mirë.

Ndonjëherë, bëhemi të mirë me njëri-tjetrin vetëm në ditët e fatkeqësisë, pra u kujtuam që Shqipëria ka doktorë vetëm kur ra Covid-19, ndërkohë këta doktorë kanë qenë këtu”.

SHKARKO APP