Dita e Dëshmorëve/Presidenti Meta: Sot t’i nderojmë, Shqipëria të ketë vendin që meriton në BE

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një prononcim për mediat nga varrezat e Dëshmorëve, u shpreh se sot është dita kur duhet bërë më shumë që shqiptarët të gëzojnë gjithë liritë që u takojnë.

”Dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Sot është dita t’i nderojmë dhe të angazhohemi për të bërë shumë më tepër në mënyrë që qytetarët shqiptarë të gëzojnë gjithë liritë që u takojnë. Shqipëria të ketë vendin që meriton në BE dhe të rinjtë e të rejat të kenë një të ardhme në vendin e tyre”,-tha Meta.

SHKARKO APP