Dita e dytë e ballafaqimit me kryebashkiakët, Pjerin Ndreu kafe me Ramën buzë liqenit në Pogradec

Kryeministri Edi Rama ka nisur dje një ballafaqim me kryebashkiakët e vendit për punën që ata kanë bërë gjatë tre viteve të detyrës së tyre, por edhe çfarë do bëjnë tashmë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Takimi ka nisur dje dhe do të vazhdojë dhe sot në qytetin e Pogradecit. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka ndarë këtë mëngjes një foto me Edi Ramën, teksa të dy shfaqen duke biseduar e pirë kafe.

“Kafe mengjesi me Kryeministrin ne Pogradec”, shkruan Ndreu. Ai ishte ndër kryetarët e bashkive që u vlerësua dje publikisht nga Rama përballë kolegëve të tjerë socialistë, për punën që kishte bërë në Lezhë.

Pjerin Ndreu është edhe kryetar i shoqatës së bashkive të Shqipërisë. Ndër vitet e administrimit të tij bashkia ka njohur progres. Ai, sipas banorëve, mbetet numri një për tº rifituar bashkinë në zgjedhjet e vitit 2023, ndonëse Bashkia e Lezhës njihet si baston opozitar.

 

SHKARKO APP