Dita e dytë e protestës, qytetarët me bukë në dorë para Kryeministrisë
Politikë E Enjte, 16 Qershor 2022 19:12
Qytetarët janë mbledhur këtë pasdite para Kryeministrisë, në ditën e dytë të protestës për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të shportës ushqimore si edhe të karburanteve.
Po ashtu aytetarët kanë marrë me vete bukë si dhe enë kuzhine për të theksuar çmimet e larta në vend.
Pjesëmarrja e tyre në protestë është më pak se ditën e djeshme.