Dita e Europës/Gjosha: Kemi 7 vite që presim për çeljen e negociatave, e ardhmja nuk dihet

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në mesazhin e saj për Ditën e Europës, thotë se kemi 7 vite që presim për çeljen e negociatave dhe se askush nuk e di sesi do të jetë e ardhmja. “Ka ardhur koha e një reflektimi nga politika për të marrë më shumë përgjegjësi, e jo për të mashtruar vetveten”,-shkruan Gjosha.

Postimi i plotë

Sot 9 Maji, dita e Evropës! A është edhe Shqipëria gati? Fjalët në këtë proces i merr gjithmonë era, rezultatet janë ato që mbeten!

Rezultati i deri tanishëm, kemi 7 vite që presim për celjen e negociatave dhe askush nuk di të thotë sot se cila është e ardhmja.

Shqipërisë i ka munguar gjithmonë maturia politika dhe sado që ne jemi mësuar të festojmë në këtë ditë, ndoshta ka ardhur koha e një reflektimi nga politika për të marrë më shumë përgjegjësi, e jo për të mashtruar vetveten!

SHKARKO APP