Dita e funeralit të Mbretëreshës shpallet pushim zyrtar, të gjitha shkollat do të mbyllen
Dita kur do të mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të jetë një ditë pushimi zyrtar.
Një nga urdhrat e miratuar nga mbreti Charles III, gjatë ceremonisë së shpalljes së tij zyrtarisht, ishte që dita e funeralit të Mbretëreshës të shpallet një ‘festë bankare’, siç njihet në Britani, ose ndryshe, një ditë pushimi zyrtar.
Kjo nënkupton që në këtë ditë të gjitha shkollat do të mbyllen.