Dita e Kujtesës, Çela: Mirënjohje familjeve të Beratit e të gjithë Shqipërisë, që hapën dyert e shtëpive të tyre për hebrenjtë

Në nderim të Ditës së Kujtesës, drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Ardit Çela, vizitoi muzeun “Solomon” në Berat.

Në një shënim në rrjetet sociale, teksa publikon dhe pamje nga kjo vizitë, Çela shprehet se qytetarët e Beratit janë shquar gjatë historisë  për vlerat që ata mbartin, e sidomos për humanizmin e tyre, duke shtuar se pavarësisht statusit shoqëror, pavarësisht besimit, pavarësisht momenteve historike, ata kanë mirëpritur në çdo kohë ardhësit.

“Sot vizitova Muzeun “Solomon” në Berat, në nderim të Ditës së Kujtesës ( Shoah ).

27 Janari është Dita e nderimit dhe kujtesës për miliona hebrenj, masakruar nga nazistët përgjatë Luftës II Botërore.

Qytetarët e Beratit janë shquar gjatë historisë  për vlerat që ata mbartin, e sidomos për humanizmin e tyre. Pavarësisht statusit shoqëror, pavarësisht besimit, pavarësisht momenteve historike, ata kanë mirëpritur në çdo kohë ardhësit.

Ne sot kujtojmë me mirënjohje familjet e Beratit e të gjithë Shqipërisë, që hapën dyert e shtëpive të tyre për hebrenjtë, me plot fisnikëri në respekt të jetës, e duke qënë të gatshëm të ndanin me ta edhe vdekjen.

Ne sot kujtojmë me mirënjohje edhe Profesor Simon Vrushon, i cili me përkushtimin e tij, me urtësinë, mençurinë, dhe me pensionin e tij të varfër ideoi dhe ngriti Muzeun “Solomon”, këtë burim drite në mes të Beratit, e që rrezaton përtej hapësirave gjeografike e kohore, mirësinë e popullit tonë”, shprehet Drejtuesi politik i LSI në Berat, Ardit Çela.

Sot vizitova Muzeun “Solomon” në Berat, në nderim të Ditës së Kujtesës ( Shoah ).

27 Janari është Dita e nderimit dhe…

Pubblicato da Ardit Çela su Mercoledì 27 gennaio 2021

SHKARKO APP