”Dita e parë e mosbindjes civile”, Noka-Ramës: Jepi qytetarëve qeverinë teknike
Një mosbindje civile që nisi që në orën 18:00, me shumë kaos dhe tensione të forta me hedhje të molotovëve që nga Kryeministria, selia e PS-së, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme, por molotov nuk u hodh tek Kuvendi, u mbyll në orën 21:30 tek selia blu.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nga selia blu tha se qeveria Rama duhet ti japë zgjidhje kërkesave që kanë qytetarët, e që kryesorja është qeveria teknike për zgjedhjet parlamentare të 2025. Noka protestën e sotme e cilësoi si ditën e parë të mosbindjes civile.
”Regjimi narkos i tërbuar mori një mesazh: jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz as me dhunë. Ne do të vazhdojmë mosbindjen civile, narkosi duhet të largohet dhe ti hapë rrugën një qeverie teknike që ti afrojë vendit një qeveri teknike. Ne do të jemi në mosbindje civile”, tha Noka.