Dita e parë e shtetrrethimit, Rama e nis me një mesazh sensibilizimi

Ndërkohë që mëngjesi i sotëm e gjen vendin në shtetrrethim, me bllokim total të lëvizjes edhe për makinat private, me administratën pushim dhe shumë prej bizneseve përfshirë edhe ato fason, kreu i qeverisë e ka nisur ditën me një mesazh sensibilizimi.

Për ndërgjegjësimin e gjithë shqiptarëve ai ka zgjedhur një shprehje nga e shenjta Nënë Tereza.

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit”, shkruan Rama, duke dare edhe nje foto te Nene Terezes ne postimin e pare te mengjesit te sotem.

SHKARKO APP