Dita e Pavarësisë, Ambasada e SHBA: Falenderojmë të gjithë partnerët që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare

Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë të SHBA-ve, ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh falënderimi për të gjithë partnerët “që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare”.

“Partneritetet globale të biznesit janë një shtyllë e rëndësishme për ndërtimin e një bote më paqësore dhe më të begatë. Kontributi i kompanive partnere jo vetëm që forcon marrëdhëniet dypalëshe, por ndihmon gjithashtu në rritjen e tregtisë, shkëmbimin e njohurive dhe krijimin e një klime më transparente për investime. Jemi thellësisht mirënjohës për të gjithë donatorët tanë – kompani amerikane dhe përfaqësues të tyre në Shqipëri, të cilët përmes punës dhe përkushtimit të tyre kontribuojnë për mirëqenien e përbashkët të të dy vendeve tona”, u shpreh Ambasada në një deklaratë zyrtare në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?