Dita e Rinisë, Ambasada e SHBA: Qëndrojmë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën e saj drejt BE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka dhënë një mesazh për Shqipërinë për ditën Kombëtare të Rinisë.

Në një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” të ambasadës shkruhet se SHBA është krah Shqipërisë, sikurse ka qëndruar për 33 vite.

Po ashtu, theksohet se SHBA mbështet dhe rrugëtimin e vendin tonë drejt integrimit të BE.

“Sot, ne kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë të cilët ishin nismëtarë të protestave që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë më 8 dhjetor 1990. Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa ata kërkuan një vend “si e gjithë Europa” dhe ne jemi me krenari krah jush sot, teksa Shqipëria bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian”, thotë Ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale.

Më 8 Dhjetor, Shqipëria kujton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj kur 33 vite më parë nisi lëvizja studentore që solli demokracinë në vend.

SHKARKO APP