Dita e Sulltan Novruzit, Rama: Gëzuar të gjithë Komunitetit Bektashian

Sot festohet Dita e Sulltan Novruzit, për të gjithë besimtarët bektashianë.

Kjo ditë e rëndësishme për ta lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.

Ky është viti i dytë i festimit të Sulltan Novruzit në kushtet e pandemisë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në vendin tonë festa e Novruzit mbahet me 22 mars, por Viti i Ri Persian nis më 21 mars dhe vende të ndryshme të botës, celebrimet kryen nga 21 marsi deri në 24 mars.

Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, e cila u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Bektashinjtë janë të përhapur në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarë bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit të gjithë Komunitetit Bektashian”, shkruan ai rrjetet sociale.

SHKARKO APP