Dita e tretë pa viktima, vetëm 9 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Për të tretën ditë rradhazi, në vend nuk ka viktima nga Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, po në 24 orët e fundit janë kryer 3,340 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në njoftimin për shtyp, u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. ”Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”.

Statistika (3 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 45
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,340
Testime totale 730,079
Raste pozitive 132,360
Raste të shëruara 129,566
Raste Aktive 343
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 106
Shkodër 63
Korçë 55
Berat 33
Lezhë 24
Elbasan 22
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 5
Dibër 5
Kukës 4
Fier 4

SHKARKO APP