Dita historike e gjen PD-në të përçarë! Berisha ekspozitë në seli, Basha flet me demokratët

Dita Kombëtare e Rinisë e ka gjetur të përçarë PD-në, pasi në dy kampe të ndara kanë vijuar me aktivitet. 33 vite pas lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90 për të rrëzuar sistemin komunist, e djathta qëndron e ndarë me dy grupime.

Në selinë blu, grupimi i Sali Berishës ka përkujtuar këtë ditë nëpërmjet një ekspozite nga Dhjetori 1990 dhe libra për ngjarjet historike të atij viti. Pjesë e eventit ishin një pjesë e nismëtarëve të protestave të 33 viteve më parë.

Në një nga hotelet e Tiranës, PD-ja e Lulzim Bashës ka organizuar një event që fokusohet në diskutime mes demokratëve, përfshirë çështjen e përçarjes së partisë. As në këtë ditë historike, Partia Demokratike nuk mundi të bëhej bashkë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?