Dita Ndërkombëtare e Edukimit/ Klajda Gjosha: Ne së bashku mund t’i japim brezave arsimin me standarte që ata meritojnë

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit është takuar me disa të rinj të cilët kanë shprehur me njëri-tjetrin shqetësimet në këtë fushë.

“Investimi në arsim duhet të jetë prioritet i shoqërisë tonë, për fat të keq politizimi i teksteve, infrastruktura e munguar arsimore, mos përfshirja në vendimarrje e hallkës mësues, nxënës, prind, mungesa e studimit të tregut të punës dhe shumë probleme të tjera janë arsyeja që arsimi është ende një sektor i lënë në harresë”, shkruan fillimisht ish-ministrja.

Më tej ajo thekson “Ne së bashku mund t’i japim brezave arsimin me standarte që ata meritojnë”.

Postimi i plotë:

Dita ndërkombëtare e Edukimit më gjeti në një bashkëbisedim me disa të rinj që ndanë me mua shqetësimet e tyre në këtë fushë!

Një shtet që investon në arsim, investon në breza, investon në një të ardhme📚

Investimi në arsim duhet të jetë prioritet i shoqërisë tonë, për fat të keq politizimi i teksteve, infrastruktura e munguar arsimore, mos përfshirja në vendimarrje e hallkës mësues, nxënës, prind, mungesa e studimit të tregut të punës dhe shumë probleme të tjera janë arsyeja që arsimi është ende një sektor i lënë në harresë!

Jemi ende në kohë Së bashku mund të arrijmë të krijojmë një të ardhme të sigurt, ku brezat që do të vijnë nuk do detyrohen të largohen për shkak të një arsimi të dobët, i cili nuk i ofron ASGJË
Ne së bashku mund t’i japim brezave arsimin me standarte që ata meritojnë 📖

#sëbashkumeLSI 🚩
#shqipëriashtëpiajuaj🌹

 

SHKARKO APP