Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Yuri Kim: Të mos lejojmë kurrë që ky tmerr të ndodhë më
77 vjet më parë, trupat e Ushtrisë së Kuqe çliruan të mbijetuarit e kampit të vdekjes së Aushvic, në Poloni dhe hoqën tmerrin e Holokaustit.
Sot udhëheqësit e botës përqafojnë të mbijetuarit e paktë dhe përballen me ringjalljen e antisemitizmit, teksa kujtesa është gjithmonë e gjallë. Edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar duke thënë se të mos lejojmë kurrë që ky tmerr të ndodhë më
”Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit ne kujtojmë miliona të vrarë dhe vendosim që të mos lejojmë kurrë që ky tmerr të ndodhë më. Ne gjithashtu frymëzuam ata që vepruan me guxim, duke përfshirë popullin e Shqipërisë, i vetmi vend në Europë që përfundoi Luftën e Dytë Botërore me 15 herë më shumë hebrenj sesa filloi”.
On #HolocaustRemembranceDay , we remember the millions killed and resolve to never let this horror happen again. We also inspired those who acted with courage, including the people of Albania – the only country in Europe that ended WWII with 15x more Jews than it began with. https://t.co/7fmDVANrUl
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) January 27, 2022