Dita Ndërkombëtare e Tokës/ Begaj: Kundër plastikës, për një të ardhme të pastër
Politikë E Hënë, 22 Prill 2024 10:09
Presidenti Bajram Begaj përcolli ditën e sotme një mesazh, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj bën thirrje të mos qëndrojë askush indiferent përballë emergjencës së ndryshimeve klimatike.
“Çdo hap i vogël drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, është një hap i madh për shëndetin e planetit tonë. Bashkë kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër”, shkruan Begaj.