Dita ndërkombëtare pa qese plastike, Rama: Task Forca është çdo ditë në terren!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook, në kuadër të ditës ndërkombëtare pa qese plastike.
“3 korriku është Dita Ndërkombëtare pa Qese Plastike, që na gjen me një iniciativë të qartë e të guximshme siç është ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, jo vetëm si ligj, po mbi të gjitha si ndryshim rrënjësor i mentalitetit të përgjegjshmërisë sonë ndaj mjedisit. Task Forca është çdo ditë në terren për të kontrolluar zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e kujtdo që vazhdon me avazin e vjetër të prodhimit a tregtimit të qeseve të ndaluara”, shkruan Rama.